Tregjet ‘ndëshkojnë’ Francën, çfarë do të thotë ulja e re e vlerësimit ekonomik nga Fitch

Tregjet ‘ndëshkojnë’ Francën, çfarë do të thotë ulja e re e vlerësimit ekonomik nga Fitch

Ky është vlerësimi më i dobët i dhënë ndonjëherë ndaj Francës nga agjencia ndërkombëtare e kreditimit Fitch. Të premten në mbrëmje, pas mbylljes së bursës në Wall Street, Fitch njoftoi uljen e vlerësimit të besueshmërisë së ekonomisë franceze nga AA- në A+. Arsyet kryesore të këtij vlerësimi janë pasiguria fiskale dhe paqëndrueshmëria politike, të cilat, sipas agjencisë, po pengojnë përgatitjen e buxhetit të ri të shtetit. Fitch i referohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dorëheqjes së fundit të Kryeministrit François Bayrou dhe “polarizimit politik në rritje”, që sipas saj po e bën të pamundur konsensusin për reformat e nevojshme. Agjencia vlerëson se, për shkak të këtyre zhvillimeve, masat e nevojshme për të konsoliduar financat publike nuk pritet të zbatohen, dhe deficiti buxhetor nuk do të ulet...