“Bishtpërdredhurit e politikës”, Murrizi sulmon Berishën: Ka qejf ata që pështyjnë e pastaj lëpijnë

“Bishtpërdredhurit e politikës”, Murrizi sulmon Berishën: Ka qejf ata që pështyjnë e pastaj lëpijnë

Ky është stili modern i vegjetimit politik me fytyrë njeriu, ku burrat hanë çfarë dhjesin nga goja vetë. Dhe për çudi, Berishës po i pëlqejnë gjithnjë e më shumë këto “frymorë”! E sidomos, Mul Noka që ka kohë që e ka përqafuar me entuziazëm këtë kategori…Vetëm këta mund të mendojnë se rrëzojnë Ramën me revolucion… por jo të stilit Haxhi Qamili, jo. Këta e bëjnë me dredhje të bythës dhe belit, sa nga një prehër në tjetrin, vetëm për të ruajtur karrigen e vet. Sepse, për fat të keq, revolucioni i opozitës shqiptare nuk është më betejë idesh, por manovër për mbijetesë personale. Është bërë rregull politik në këtë vend që për tre vjet e gjysmë t’i shash të gjithë, të shpallësh armik çdo demokrat...