Këshilli i Sigurimit, SHBA e prerë: Do mbrojmë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’

Këshilli i Sigurimit, SHBA e prerë: Do mbrojmë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’

SHBA deklaroi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se do të mbrojë “çdo centimetër të territorit të NATO-s” pas një ndërhyrjeje me dron rus në Poloni, çka shënoi dhe rastin e parë të njohur të një vendi të NATO-s që rrëzon dronët rusë gjatë pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës. “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë aleatëve tanë të NATO-s përballë këtyre shkeljeve alarmante të hapësirës ajrore“, tha ambasadorja në detyrë e SHBA-së në OKB, Dorothy Shea, duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit. Në të njëjtën mbledhje, zv/ministri i jashtëm polak, Marcin Bosacki paralajmëroi se Rusia “kërkon t`i vërë flakën rajonit”. “Ne e dimë, dhe e përsëris, e dimë se nuk ishte një gabim. Polonia, së bashku me forcat ushtarake aleate holandeze, gjermane...