Konfiskohen makinat e braktisura/ Afat 30 ditë për t’i larguar, njoftimet kanë nisur, aksioni nis nga rrugët e Tiranës

Konfiskohen makinat e braktisura/ Afat 30 ditë për t’i larguar, njoftimet kanë nisur, aksioni nis nga rrugët e Tiranës

Nuk ka asnjë të dhënë të përafërt se sa është numri i makinave të braktisura në parkingjet apo ambientet publike nëpër lagje. Një marrëveshje midis Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe konfiskuara dhe Policisë Bashkiake i ka hapur rrugë, konfiskimit të tyre në rast se pronarët nuk i largojnë brenda 30 ditëve nga njoftimi. Shefja e policisë bashkiake Elona Lalaj, shpjegoi për TCH se njoftimi I dokumentuar për largimin e automjetit të braktisur sapo ka nisur. “Duhet  të bëhet një praktikë e plotë. Duke qenë se hapi i parë ishte njoftimi i drejtuesve do t’u lihet një afat 30 ditor, pra afati për lëvizjen e këtij mjeti është një mujor. Pas këtij afati, njëkohësisht ne si polici bashkiake jemi në korrespodencë. Pasi te...