Rama përgjegjës edhe për Diellën, Berisha: Dekreti i Begajt, anti-kushtetues

Rama përgjegjës edhe për Diellën, Berisha: Dekreti i Begajt, anti-kushtetues

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ministren virtuale, Diella, të cilën e quan një kukull. Sipas kryedemokratit, kryeministri Edi Rama është përgjegjës edhe për Diellën, ndërsa shton se dekreti i firmosur nga presidenti Bajram Begaj është antikushtetues. Diella, “ministrja” virtuale e kabinetit të ri qeveritar, është bërë lajm botëror. Zgjedhja e kryeministrit Edi Rama për të emëruar një “ministre” të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, të cilat shkruajnë se Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ndërmerr një hap të tillë. “Ramaduro dhe dekreti antikushtetues i Begajt! Në një rast unik në historinë e botës, më saktë, në komedinë botërore, kukulla e Edi Ramës, Presidenti Begaj, me propozimin e kryetarit të PS, Edi...