Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Masakra në Shkodër/ Rakip Gila i armatosur me MP5 izraelite dhe pistoletë, publikohen fotot
Këto janë armët që iu gjetën Rakip Gilës, autorit të masakrës së ndodhur në Shkodër, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Policia bëri të ditur se në vendngjarje u sekuestruan një armë automatike MP5, prodhim izraelit, si dhe një pistoletë, që dyshohet se u përdorën nga autori gjatë sulmit të përgjakshëm. Ngjarja ndodhi në ambientet e lokalit “Idromeno”, në qendër të Shkodrës, ku shënjestër ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, i njohur edhe si Vaso, mik i fisit Bajri. Përveç tij, nga breshëria e plumbave u plagos edhe kamerierja 25-vjeçare, Meri Kaceri, e cila ndodhej në detyrë në momentin e atentatit. Fatale mbeti për Armando Palin dhe Liridon Krajën (Lushi), 31 vjeç, truprojë e Brajoviçit, të cilët humbën jetën në vend si...