Pezullimi i dialogut strategjik SHBA- Kosovë/ Reagime nga liderët politikë në vend: Duhet unitet politik

Pezullimi i dialogut strategjik SHBA- Kosovë/ Reagime nga liderët politikë në vend: Duhet unitet politik

foto ilustruese KOSOVË- Pas pezullimit të dialogut stategjik SHBA- Kosovë, pati reagime të menjëherëshme që nga presidentja Vjosa Osmani, opozita dhe përfaqësues të qeverisë në Kosovë. Menjëherë pas deklaratës nga Ambasada Amerikane në Prishtinë ka reaguar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila shprehu shqetësimin për vendimin e SHBA-ve për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke u zotuar se është e gatshme të angazhohet për të rikthyer bashkëpunimin mes dy vendeve dhe ka bërë thirrje për unitet politik. “Republika e Kosovës është ndërtuar mbi themelet e miqësisë së pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky raport nuk është vetëm diplomatik, por është pjesë ekzistenciale e identitetit tonë shtetëror dhe kombëtar. Drejt këtij qëllimi, angazhimi i Presidentes ka qenë dhe mbetet i palëkundur dhe...