Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Një shpjegim i legjendës së Trojës
Lufta e Trojës është një legjendë që lindi nga një kujtesë e largët e një inkursioni të vërtetë grek në qytetin e epokës së bronzit, Trojë (në Turqinë e sotme). Kjo mund të ketë marrë formën e sulmeve të rregullta pirate dhe/ose përballjeve për kontrollin e Detit Egje. Këto përballje reale midis grekëve dhe trojanëve çuan në shkatërrimin e Trojës rreth vitit 1150 p.e.s. (me shumë gjasë përmes luftës dhe zjarrit). Me kalimin e shekujve, ato u transformuan në rrëfenja gojore. Të njohura kolektivisht si Cikli i Luftës së Trojës, këto tregime më vonë u hodhën në letër. U ritreguan dhe u riadaptuan gjatë shekujve në Greqinë dhe Romën e lashtë, me shkrimtarë dhe artistë që ndryshonin e shtonin detaje për qëllimet e tyre. Adaptimet...