Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
PS ‘starton’ reformën në Kuvend/ Që të hënën nis diskutimi për ndryshimin e numrit të komisioneve parlamentare
Me konstituimin e Parlamentit te ri dhe zgjedhjen e Niko Peleshit në krye, socialistët kanë përveshur mëngët për ti dhënë drejtim agjendës së tyre politike. Porosia e Edi Rama e shprehur Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim me të trokitur e hëna pasi kryeparlamentari i ri pret ne kryesine e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare. “Ftoj kryetarët e grupeve parlamentare për një takim ditën e hënë me datës 15 shtator në ora 11: 00 në kryesinë e Kuvendit për të diskutuar dhe për të dorëzuar propozime e tyre për kryesine e Byrosë së Kuvendit, sekretariatet e Kuvendit, përbërjen për këshillin e rregullores dhe mandatet dhe këshillin për legjislacionin dhe delegacionet e përhershme në organizatat ndërkombëtare“-u shpreh Peleshi. Kjo ftese ngjan me...