Presidenti i përkohshëm i Sirisë: Po negociojmë me Izraelin për një marrëveshje të sigurisë

Presidenti i përkohshëm i Sirisë: Po negociojmë me Izraelin për një marrëveshje të sigurisë

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka konfirmuar se po mbahen negociata që kanë për synim arritjen e një marrëveshjeje të sigurisë mes shtetit të tij dhe Izraelit. Izraeli vazhdimisht ka kryer sulme në Sirinë e shkatërruar nga lufta që kur u rrëzua nga pushteti sundimtari sirian, Bashar al-Assad dhjetorin e vitit të kaluar. Izraeli dhe Siria, që zyrtarisht janë në luftë që nga viti 1948, arritën një pakt për ndaljen e armiqësive më 1974. Marrëveshje, që u ndërmjetësua pas luftës së vitit 1973, krijoi një zonë të sigurt në Lartësitë e Golanit nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara për të ndarë forcat izraelite dhe siriane. “Izraeli konsideron se me rënien e regjimit, Siria është tërhequr nga marrëveshja e vitit 1974 edhe pse Siria...