Superliga/ Vllaznia mposht nënkampionët e Skënderbeut, fiton edhe Studenti

Superliga/ Vllaznia mposht nënkampionët e Skënderbeut, fiton edhe Studenti

Ka nisur sot Superliga 2025-2026 në volejboll për meshkuj, teksa janë luajtur dy nga tri ndeshjet e javës së parë. Një kampionat që ka nisur me surpriza, ndërkohë që të hënën do të luhet derbi Tirana-Partizani. Skënderbeu nënkampion e ka nisur me humbje kampionatin. Korcarët u mundën 3-1 në Shkodër nga Vllaznia (25-17, 29-27, 16-25, 25-22). Ndeshje jo e mirë për miqtë, ndërkohë që Vllaznia tregoi më shumë grintë dhe dëshirë për fitore, duke e merituar suksesin dhe tri pikët e para. Në ndeshjen e luajtur në Elbasan, skuadra e Studentit fitoi 3-0 (25-9, 25-17, 26-24), duke e nisur mbarë këtë sezon. Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar nga miqtë, ndërkohë që vetëm seti i tretë dhuroi emocione, por kjo s’mjaftoi për vendasit për të...