Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Fëmijët, probleme me shikimin, programi i depistimit në shkolla zbulon rritjen e madhe të rasteve
9815 fëmijë u drejtuan te mjeku specialist gjatë vitit shkollor 2024-2025, pas ekzaminimeve të kryera në rreth 86 mijë nxënës, pjesë e programit të depistimeve nëpër shkolla. Të dhënat i ka bërë të ditura Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila ka miratuar këtë program që prej vitit 2022. Megjithatë, sipas mjekut okulist Rubin Topi, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë. Topi thekson se miopia është një prej problematikave më të shpeshta të shikimit te fëmijët. Reduktimi i kohës para ekraneve, qëndrimi në ambiente të hapura dhe kontrollet rutinë janë disa prej këshillave që bluzat e bardha rekomandojnë për minimizimin e çrregullimeve të shikimit te fëmijët. Përveç miopisë, ambliopia, ose siç njihet ndryshe “syri dembel”, është një tjetër çrregullim i shpeshtë...