Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksidenti tragjik i dy të rinjve shqiptarë në Itali, arrestohet 19-vjeçari që drejtonte Audin e vjedhur
19-vjeçari shqiptar që mbeti i plagosur nga aksidenti i rëndë i ndodhur një ditë më parë në Bologna të Italisë, teksa bashkë me shokun e tij 18-vjeçar Valjero Maksuti, i cili vdiq në vendngjarje, po tentonte t’i ikte policisë me automjetin tip Audi të vjedhur, është vënë në prangat e policisë italiane. Sipas mediave italiane, ai është arrestuar për vrasje me makinë, mallra të vjedhura si dhe rezistencë ndaj arrestimit pasi automjeti me të cilën udëhtonin u raportua e vjedhur në Bolonja natën midis 8 dhe 9 shtatorit. Dëshmitarët kanë deklaruar se makina ishte shpejt dhe aksidenti u duk si një shpërthim. Një kamera ka kapur të gjithë skenën. Audi i gjelbër po ecte me shpejtësi drejt kryqëzimit, por humbi kontrollin dhe goditi goditi një...