Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“E nisëm luftën pa doreza”, ish-shefi i ushtrisë izraelite pranon se mbi 200 mijë palestinezë janë vrarë ose plagosur në Gaza
Ish-shefi i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, ka deklaruar se më shumë se 200 mijë palestinezë janë vrarë ose plagosur gjatë luftës në Gaza, duke konfirmuar shifrën që prej kohësh është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, por që shpesh është mohuar nga zyrtarët izraelitë. Halevi, i cili drejtoi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) për 17 muaj gjatë konfliktit, tha se “kjo nuk është një luftë e butë, ne i hoqëm dorezat që në minutën e parë”. Në deklaratat e bëra në një takim komunitar në jug të Izraelit, ai po ashtu pranoi se asnjëherë nuk u kufizua nga këshillat ligjore gjatë vendimmarrjeve ushtarake. “Asnjëherë nuk më ka ndalur askush. As avokati ushtarak, që në fakt nuk ka autoritet për të më ndalur,” u shpreh...