Tirana rinis nga shtëpia, Egnatia sfidë delikate në Ballsh

Tirana rinis nga shtëpia, Egnatia sfidë delikate në Ballsh

Nis sot java e tretë Abissnet Superiore. Tre ndeshje parashikuar në kalendar ndërsa dy të tjerat e kësaj xhiroje zhvillohen nesër në orën 19:00. Do të nisë Tirana- Flamurtari dhe Bylis- Egnatia ndërsa në mbrëmje radha e kryesifdës Vllaznia- Partizani. Në kryeqytet, Tirana pas shumë muajsh rikthehet të luajë në “Selman Stërmasi”. Përballë do të ketë vlonjatët e trajnerit spanjoll Karlos Garsia të cilët u rikthyen në Superiore pas 5 viteve. Te bardheblutë do të debutojë Roberto Bordin me skuadrën 26 herë kampione e cila në dy javë të para ka marrë vetëm një pikë. Sikundër dhe Flamurtari i cili njeh vetëm një barazim në dy takime. Ndërkaq paralelisht Bylis pret në “Adush Muça” Egnatian. Një duel i cili pritet të dhurojë emocione dhe luftë...