Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet lokale/ Kosova nis sot zyrtarisht fushatën elektorale
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, datë kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit. Kjo është bërë e ditur nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), i cili ka caktuar periudhën zyrtare të fushatës. Shumica e partive politike kanë paralajmëruar nisjen e fushatave të tyre sot në kryeqytetin Prishtinë, me aktivitete që do të zhvillohen në disa prej hapësirave më të njohura publike dhe kulturore. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është kritikuar për mbajtjen e një aktiviteti elektoral mbrëmjen e kaluar, përpara fillimit zyrtar të fushatës. Kritikët thonë se ky veprim shmang mbikëqyrjen institucionale, pasi periudha e parafushatës nuk është e rregulluar ligjërisht.