Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis sot zyrtarisht fushata elektorale! KQZ publikon rregullat

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis sot zyrtarisht fushata elektorale! KQZ publikon rregullat

FOTO ILUSTRUESE KOSOVË- Në Kosovë nisi këtë të shtunë zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Komisionii Qendror i Zgjedhejve (KQZ) ka shpallur periudhën zyrtare të fushatës, e cila do të zgjasë deri në orën 06:59 të mëngjesit të 12 tetorit, dita kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit. Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, ka shpjeguar për mediat vendase se në fushatë marrin pjesë 93 subjekte politike me mbi 5,600 kandidatë. Elezi ka treguar për ndalesat dhe kufizimet ligjore gjatë periudhës së fushatës zgjedhore që duhet t’i respektojnë subjektet politike dhe mbështetësitë e tyre. “Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ka përcaktuar një sërë veprimesh të ndaluara për subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre, gjatë fushatës zgjedhore. Këto ndalesa lidhen kryesisht me mospengimin e fushatës së kundërshtarit...