Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Tap” në timon/ Tentoi të korruptonte policinë, arrestohet 55-vjeçari në Durrës
Pamje nga policia DURRËS- Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se në momentin që i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, shoferi në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit. Ndaj 55-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne menyre te parregullt”. Njoftimi: Durrës/ Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari. Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e...