Presioni amerikan detyron Tom Doshin të lërë mandatin e deputetit, ikën “non-grata” e parë nga Parlamenti

Presioni amerikan detyron Tom Doshin të lërë mandatin e deputetit, ikën “non-grata” e parë nga Parlamenti

Refuzimi i Tom Doshit për të marrë mandatin e deputetit shënoi ditën e djeshme një zhvillim të rëndësishëm politik, që pritet të ketë jehonë përtej Shkodrës. Doshi, i njohur si një nga figurat më të debatueshme të tranzicionit shqiptar dhe shpallur “non grata” nga SHBA që prej vitit 2018, kishte vendosur të sfidonte edhe një herë politikën amerikane, duke marrë pjesë në zgjedhje. Por vendimi i tij i minutës së fundit për të braktisur mandatin bashkë me deputeten tjetër të PSD Sabina Jorgo, mund të jetë si rezultat i presionit të drejtpërdrejtë amerikan. SHBA mesa duket duan të dërgojnë një mesazh të prerë se institucionet shqiptare nuk mund të injorojnë vendimet dhe qëndrimet e Uashingtonit. Qëndrimi i SHBA ndaj Tom Doshit në vitin 2021 Kujtojmë...