Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Medicare” 1 mln € evazion fiskal, si u “fundos” klinika pas kallëzimit të portugezit, 16 muaj “sagë”, pagoi 5200 €…
Carlos Santos, shtetas portugez, fillimisht pa një reklamë në rrjetet sociale të “International Medicare Hospital”, dhe pas një takimi në spital vendosi të bënte 3 shërbime, transplant flokësh në vlerë 980 euro, rregullim të qepallave të syve me 2200 euro dhe kirurgji për korrigjim të gushës për 2000 euro. Shumat e parave i pagoi në 3 periudha të ndryshme, në tetor, nëntor dhe dhjetor 2024 zonjës me emrin Xhuana Liko, që sipas tij iu prezantua si drejtoresha e spitalit, para që i ka dhënë CASH dhe pa marrë kupon tatimor, përveç një mandati dore. Të gjitha këto Santos ia tha policisë në kallëzimin që bëri pasi kuptoi se mund të ishte para një mashtrimi. Ditën që bëri pagesën e tretë portugezi priste të operohej por...