Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Charlie Kirk u vra në Utah, gruaja e tij reagon mes lotësh: Nuk do ta lë kurrë të shuhet trashëgiminë e tij
Bashkëshortja e Charlie Kirk, Erika, ka mbajtur një fjalim prekës pas vrasjes së bashkëshortit të saj, ku falenderoi ekipet e shpëtimit që u përpoqën t’i shpëtonin jetën aktivistit konservator, i cili u qëllua për vdekje të mërkurën në një universitet në Utah. Në një transmetim live nga selia e Turning Point USA në Arizona, ku në qendër qëndronte karrigia bosh që Kirk përdorte për regjistrimin e podkasteve, Erika citoi vargje nga Bibla dhe foli për dashurinë e tij ndaj presidentit Donald Trump, zëvendëspresidentit JD Vance, Shteteve të Bashkuara dhe dy fëmijëve të tyre. “Zëri i bashkëshortit tim do të mbetet përjetë. Nëse mendoni se misioni i tij ka qenë i fuqishëm më parë, nuk keni asnjë ide çfarë keni shkaktuar tani”, tha ajo me lot në sy. Ajo...