Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Temperaturat deri në 34 gradë, parashikimi i motit për sot! Vranësira e kthjellime, ja zonat ku do të ketë reshje
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare por kalimtare përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 10m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.