Presidentja Osmani shpreh shqetësim për pezullimin e Dialogut Strategjik me SHBA

Presidentja Osmani shpreh shqetësim për pezullimin e Dialogut Strategjik me SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje dhe shqetësim të thellë pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, një mekanizëm ky i rëndësishëm i bashkëpunimit mes dy vendeve.Në një deklaratë të Presidencës, Osmani thekson se aleanca me SHBA-të është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim nga të gjithë faktorët në Kosovë. Ajo nënvizon se raporti me Amerikën nuk është thjesht diplomatik, por pjesë ekzistenciale e identitetit shtetëror dhe kombëtar të Kosovës.Dialogu Strategjik u inicua nga Presidentja Osmani në vitin 2021 dhe u rikonfirmua më pas në vitin 2022 dhe 2025, duke u finalizuar përmes bashkëpunimit me Departamentin e Shtetit Amerikan. Ky proces ka shërbyer si një mekanizëm i çmuar për forcimin e paqes, stabilitetit...