Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Itali, makthi i pëllumbave në Romë, banorët të dëshpëruar, ndërhyjnë autoritetet
Kryebashkiaku i Romës i ka urdhëruar një gruaje të ndalojë ushqyerjen e dhjetëra pëllumbave që kanë pushtuar një pallat apartamentesh, pasi banorët u ankuan se po mbyten me pendët dhe jashtëqitjet e zogjve. Banorët e pallatit në Via Spartaco 108 e përshkruajnë situatën si një “makth i ngjashëm me një film horror të Hitchcock-ut”, duke iu referuar filmit të famshëm The Birds, pasi një tufë e madhe pëllumbash pushtoi ndërtesën. Për disa muaj me radhë, në katin e tretë të pallatit, një grua e quajtur nga mediat “Zonja e Pëllumbave” ushqente vazhdimisht zogjtë, të cilët nisën të shumoheshin dhe të merrnin kontrollin mbi ambientet e jashtme dhe të brendshme të ndërtesës. Pas ankesave të shumta nga banorët – të revoltuar nga ndotja, zhurmat dhe dëmet...