Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Çmenduria e TEC-eve në Vlorë/ Kur bota paguante 118 euro, Shqipëria pagoi 685 euro për një megavat orë energji
Për tre sezone me radhë Piranjat kanë denoncuar një nga aferat më të mëdha që ndodhi gjatë krizës së energjisë elektrike. Bëhet fjalë për dy anijet me Tec të ankoruara në gjirin e Vlorës të cilat u kontraktuan nga Korporata Elektroenergjitke Shqiptare në pranverën e vitit 2022 me synim sigurimin e energjisë elektrike. Procedura e marrjes së anijeve jo vetëm që ishte emergjente, por u konstatua dhe një listë e gjatë me shkelje. KESH u ngarkua me një vendim nga Këshilli i Ministrave për të marrë asete gjeneruese termike me qëllim prodhimin e energjisë elektrike. Procedura e garës ishte emergjente duke i lënë shumë pak ditë kompanive private për të hartuar dokumentacion e për të paraqitur oferta. Por edhe pse ligji kërkon 10 ditë kohë...