BE-ja, bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

BE-ja, bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje aktorëve politikë dhe institucioneve të Kosovës të vetëpërmbahen nga “çdo ndërhyrje e papërshtatshme” në punën e Gjykatës Kushtetuese, e cila kohëve të fundit është kritikuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe zyrtarë të partisë së tij. Një zëdhënës i bllokut evropian tha të premten për Radion Evropa e Lirë se “roli i Gjykatës Kushtetuese është ta interpretojë dhe ta sigurojë respektimin e Kushtetutës së Kosovës”. “Është detyrë e të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve të Kosovës që ta respektojnë këtë rol dhe të përmbahen nga çdo formë e ndërhyrjeve të papërshtatshme në punën e gjyqësorit dhe të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe përmes sulmeve personale”, tha zëdhënësi. Ditëve të fundit, Kurti – i cili është njëkohësisht udhëheqës i Lëvizjes...