Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kthehet qetësia në Nepal, gjykatësja betohet si kryeministre
Bota E Premte, 12 Shtator 2025 21:30 Sushila Karki, një ish-kryetare e Gjykatës Supreme dhe figurë e njohur për luftën kundër korrupsionit, është emëruar kryeministre e përkohshme e Nepalit. Vendi është në trazira të forta, ku protestat e studentëve kundër korrupsionit dhe ndalimit të mediave sociale shkaktuan dorëheqjen e kryeministrit dhe shpërthimin e dhunës në shumë qytete. Të paktën 51 persona humbën jetën dhe mbi 1,300 u plagosën, pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve, ndërtesa e Parlamentit dhe shumë zyra shtetërore u dëmtuan rëndë. Presidenti i vendit, Ramchandra Podel, miratoi emërimin e Karkit pas rekomandimeve nga partitë kryesore politike. Ajo u zgjodh edhe si një figurinë e besuar nga të rinjtë protestues, të cilët e kërkuan me ngulm që të marrë drejtimin e...