Krijimi i shtetit palestinez, OKB voton rezolutën me shumicë dërrmuese, Shqipëria abstenon

Krijimi i shtetit palestinez, OKB voton rezolutën me shumicë dërrmuese, Shqipëria abstenon

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me një shumicë dërrmuese miratimin e një deklaratë e cila i hap rrugën krijimin e shtetit të Palestinës. Deklarata 7-faqëshe është rezultat i një konference ndërkombëtare në OKB në korrik, të organizuar nga Arabia Saudite dhe Franca, mbi konfliktin prej disa dekadash. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli bojkotuan deklaratën, ndërsa Shqipëria abstenoi. Në total rezoluta mori 142 vota pro dhe 10 kundër, ndërsa 12 vende abstenuan. “Për ata që duan paqe, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan të shpëtojnë jetë, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan t’i japin fund luftës në Gaza, këtij agresioni, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan të lirojnë pengjet dhe të burgosurit, ejani dhe...