“McGonigal, çështje e vdekur”, avokati nxjerr dokumentin: Shefqet Dizdari, person i njohur në rrethin e Berishës

“McGonigal, çështje e vdekur”, avokati nxjerr dokumentin: Shefqet Dizdari, person i njohur në rrethin e Berishës

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Tirana Live”, deklaroi se çështja “McGonigal” e ngritur nga opozita është juridikisht e pavlefshme dhe nuk prodhon asnjë efekt në Shqipëri. Sipas tij, McGonigal ka qenë administrator i kompanisë “LawOffice & Investigation”, e regjistruar në Shqipëri në vitin 2008, gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës. Kompania ka bashkëortak Shefqet Dizdarin, një emër i afërt me Berishën. Petraj theksoi se çështja ka përfunduar në SHBA, ku McGonigal është dënuar, dhe se përpjekjet e opozitës për ta përdorur politikisht këtë rast ndaj mazhorancës nuk qëndrojnë juridikisht dhe nuk përbëjnë bazë për veprime në territorin shqiptar. “Pjesa për të cilën këta merren me çështjen Mc Gonigal është një kazus i vdekur, një kazus, që vetëm në Shqipëri çuditërisht prodhohet dhe mendohet...