Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi deputeti demokrat Tritan Shehu mori pjesë në votimin për kryeparlamentarin e ri, përkundër vendimit të PD-së për të mos marrë pjesë në proces. Gjatë një deklarate për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha kërkoi kohë që të fliste me Shehun lidhur me veprimin e tij. Kryedemokrati shtoi gjithashtu se Tritan Shehu mund të mos e ketë marrë mesazhin në grupin e Whatsapp-it të PD-së, ku u kërkohej deputetëve të mos merrnin pjesë në proces. Berisha foli edhe për vrasjen e aktivistit Charlie Kirk në SHBA, të cilin e qujti si njeri të fjalës së lirë, teksa shtoi se atentati ndaj tij u krye nga të majtët. “Parlamenti ka të përcaktuara 8 komisione. Pa ndryshuar rregullorja. Rregullorja...