Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur dhe i vuri flakën shtëpisë, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
Karabinierët arrestuan një burrë 50-vjeçar në San Lazzaro di Savena, Bologna, me akuzën e tentativës së vrasjes së rëndë dhe zjarrvënies së qëllimshme, pasi ai u përpoq të mbyste djalin e tij të mitur. Fëmija u shpëtua falë ndërhyrjes së njërit prej dy qenve të familjes, të cilët ndihmuan në ndalimin e sulmit. Alarmi u dha kur i mituri telefonoi në numrin 112, duke kërkuar ndihmë dhe duke raportuar përpjekjen e babait për ta mbytur. Në momentin që karabinierët mbërritën në vendngjarje, gjetën shtëpinë të përfshirë nga flakët, të cilat u shuan nga zjarrfikësit, si dhe dy qen të mëdhenj, por pa gjurmë të babait dhe fëmijëve. I mituri ishte shpëtuar tashmë nga shërbimet e urgjencës dhe dërguar në spital, i tronditur por në gjendje...