50 civilë palestinezë të vrarë nga sulmet e fundit në Gaza

50 civilë palestinezë të vrarë nga sulmet e fundit në Gaza

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e saj të 707-të, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e Nju Jorkut, një dokument që synon t’i japë sërish hov zgjidhjes me dy shtete – Izraelit dhe Palestinës – duke përjashtuar qartë lëvizjen radikale Hamas. Deklarata, e hartuar nga Franca dhe Arabia Saudite, është miratuar me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime. Në tekstin e saj dënohen ashpër sulmet e 7 tetorit 2023 dhe theksohet se: “Hamas duhet të dorëzojë armët dhe të lirojë të gjithë pengjet që mban në Rripin e Gazës.” Qeveria izraelite ka refuzuar menjëherë deklaratën, duke e quajtur atë një akt që “inkurajon Hamasin të vazhdojë luftën”. Sipas Tel Avivit, dokumenti i OKB-së është “i...