‘Më mungon mami, qaj çdo ditë…’/ Rrëfimi rrëqethës i vajzës që humbi nënën nga dora e babait: Të dy gabuan, na lanë rrugëve…

‘Më mungon mami, qaj çdo ditë…’/ Rrëfimi rrëqethës i vajzës që humbi nënën nga dora e babait: Të dy gabuan, na lanë rrugëve…

Vajza e çiftit Pandeli dhe Marjola Nakoleci ka folur për herë të parë publikisht në mediat greke, për ngjarjen e rëndë në familjen e saj, ku babai i vrau brutalisht nënën. Në një rrëfim prekës për televizionin grek MEGA, ajo deklaron se fajtorë janë të dy prindërit e saj, duke theksuar se “na lanë rrugëve dhe nuk menduan fare për ne”. “Të dy janë fajtorë për mua. Na lanë në mes të rrugës, nuk menduan për ne. Mami kishte një lidhje tjetër, babi xhelozoi dhe filloi sherri. Ai njeri na hyri në mes dhe na prishi gjithë familjen”, tha Anastasia. Anastasia shprehet se edhe pse babai e donte shumë mamanë, nuk kishte të drejtë të merrte jetën e saj. “Ai e donte shumë mamanë. Për...