Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka deklaruar se ndërtimi i një fabrike ukrainase në Danimarkë, e cila do të prodhojë karburant për raketat me rreze të gjatë Flamingo, do të çojë në një “përshkallëzim” të luftës në Ukrainë. Zakharova tha se vendimi i qeverisë daneze për të lejuar një fabrikë ushtarake ukrainase në territorin e saj rrit rrezikun e “përshkallëzimit” të konfliktit në Ukrainë dhe do të çojë në më shumë “gjakderdhje”. Ajo e quajti veprimin e qeverisë daneze një “aventurë”, duke pretenduar se kjo konfirmon qëndrimin armiqësor të Kopenhagenit ndaj Rusisë. Në fillim të shtatorit 2025, u bë e ditur se kompania ukrainase Fire Point do të nisë së shpejti prodhimin e karburantit në Danimarkë për raketat lundruese me rreze të...