Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar
Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës janë ndërprerë. Ky fakt është bërë i ditur nga Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskos në një reagim për mediat. Sipas ekspertëve kjo tregon një shenjë se përpjekjet e Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit po lëkunden. Presidenti amerikan, duke kërkuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve, është angazhuar në një seri bisedimesh me Vladimir Putin, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e aleatëve të Kievit në NATO. Megjithatë, pavarësisht një takimi të profilit të lartë me Trump në Alaska muajin e kaluar, Putin ka vazhduar me ofensivën e tij, duke kërkuar më shumë tokë ndërsa rrit bombardimet me raketa – duke përfshirë një sulm ndaj Ukrainës këtë javë në të cilin dronët rusë kaluan në hapësirën ajrore polake....