Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Peleshi zgjidhet kryeparlamentar, Berisha nuk vonon sulmet: Në krye të Kuvendit, një njeri me 5 dosje korrupsioni
sali berisha-Niko peleshi TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka drejtuar akuzat ndaj Niko Peleshit, menjëherë pasi ky i fundit u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Jashtë sallës së parlamentit, Berisha tha se në këtë institucion u zgjodh një njeri me 5 dosje korrupsioni. Në një prononcim për mediat, Berisha akuzoi Peleshin për përfshirje direkte në aferën e inceneratorëve. “Sot parlamenti i karteleve operoi në shkelmim të plotë të parimeve kushtetuese dhe Kushtetutës së këtij institucioni. Sot në parlament më të përfaqësuarit e shqiptarëve janë kartelet e drogës më të fuqishmet në Europë, të lidhura me organizata terroriste, kartelet e Amerikës Jugore. Sot në drejtim të parlamentit u zgjodh një njeri me 5 dosje korrupsioni. Niko Peleshi është historia e korrupsionit, është njeriu që...