Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Bella Ciao” e gdhendur në një prej plumbave. Kush ishte personi që i mori jetën Charlie Kirk
Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar arrestimin e një të dyshuari për vrasjen e influencuesit dhe aktivistit të njohur konservator Charlie Kirk, ngjarje që tronditi opinionin publik më 10 shtator në Utah. Gjatë një interviste në Fox News, Trump deklaroi: “Unë besoj, me një shkallë të lartë sigurie, se e kemi kapur. Ai është në paraburgim.” I dyshuari është Tyler Robinson, një 22-vjeçar nga Utah, i cili u arrestua të enjten pas disa ditësh hetimesh intensive. Detaje të reja mbi rastin janë bërë publike nga autoritetet shtetërore, duke përfshirë një element të pazakontë që ka ngjallur interes dhe debat të gjerë. Sipas Guvernatorit të Utah-ut, Spencer Cox, hetuesit kanë gjetur një sërë fishekësh të papërdorur në armën e dyshuar të krimit. Në njërin prej tyre...