Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ceferin: “Ende nuk e kuptoj pse Shqipëria nuk është ende anëtare e Bashkimit Europian, por po afron aderimi në BE”
Federata e Futbollit organizoi mbrëmjen e kaluar një darkë në “Pallatin e Brigadave” me pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të futbollit europian, të cilët ndodheshin në Tiranë për mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, në fjalën e tij përshëndetëse, vlerësoi mikpritjen e FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka, si dhe nënvizoi zhvillimin e futbollit shqiptar dhe Shqipërisë. Ai theksoi edhe njëherë mesazhin e fuqishëm se futbolli dhe sporti duhet të bashkojnë njerëzit. “Është gjithmonë kënaqësi të jem në Shqipëri. Sa herë që vij, shoh ndryshime në infrastrukturë, shoh gjëra të reja të ndërtuara. Ende nuk e kuptoj pse Shqipëria nuk është ende anëtare e Bashkimit Europian. Por mendoj se jeni pranë. Futbolli po zhvillohet këtu falë punës së...