“Në krye të Parlamentit një njeri me 5 dosje korrupsioni”, Berisha për zgjedhjen e Peleshit si kryetar Kuvendi: S’kemi nevojë për tolerancën e tyre

“Në krye të Parlamentit një njeri me 5 dosje korrupsioni”, Berisha për zgjedhjen e Peleshit si kryetar Kuvendi: S’kemi nevojë për tolerancën e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u largua nga Kuvendi pas zgjedhjes së Niko Peleshi në krye të Kuvendit. Në fjalën e tij për mediat, Berisha u shpreh se nuk ka nevojë për tolerancën e mazhorancës dhe e quajti këtë të premte si “ditën më të zezë në historinë e Parlamentit”. “Sot, në drejtim të Parlamentit u zgjodh një njeri me pesë dose korrupsioni. Niko Peleshi është njeriu që ka firmosur akte madhore korruptive për djegëset, akte të cilat e bëjnë atë përgjegjës automatik për dëmet kolosale që i ka bërë shqiptarëve. Niko Peleshi është i akuzuar për pronat në Kolonjë dhe zona të tjera kur ka qenë ministër Bujqësie. Nga pikëpamja fizike, ai është një qenie amorfi. Ai në vend ku të shkojë atje...