Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Niko Peleshi merr drejtimin e Kuvendit me 84 vota pro: Të vendosim një standard të ri
Në një seancë ku nuk munguan as tensionet, ku u dha lajmi që Tom Doshi dhe Sabina Jorgo nga PSD hoqën dorë nga mandati, Niko Peleshi u votua për kryetar Kuvendi me 84 vota pro dhe 3 kundër. Në fjalën e parë, kryeparlamentari Peleshi kërkoi nga deputetët që të vendoset një standard i ri në Kuvend, duke u zbatuar me përpikëri Kushtetuta dhe Kodi Etik. ”Besimi që më dhatë sot, duke më zgjedhur kryetar të Kuvendit, është një nder dhe përgjegjësi e madhe. Përvoja ime e punës, dijet dhe energjitë e mia do të vihen në shërbim të këtij Kuvendi. Jam ftuar nga Rama dhe PS për të kryer këtë detyrë të rëndësishme në një moment historik për Shqipërinë. Ndjehem mirënjohës për ta kthyer këtë...