Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Opozita bojkotoi votimin, Niko Peleshi zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë: Besimin e dhënë e pranoj me përulësi!
Niko peleshi TIRANË- Niko Peleshi është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Pas një votimi të fshehtë nga deputetët e pranishëm në seancë, Peleshi u zgjodh për ta drejtuar Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme, pasi grumbulloi 84 vota pro, 3 kundër, nga 87 deputetë që morën pjesë në votim. Peleshi mbajti fjalën e tij përshëndetëse para Parlamentit, teksa e konsideroi postin e tij të ri 'një nder e përgjegjësi të madhe', të cilin e pranon me përulësi. “Të dashur qytetarë të Shqipërisë. Të nderuar ambasadorë, përfaqësues të trupit diplomatik, të nderuar përfaqësues të komuniteteve fetare, drejtues të institucioneve të pavarura. Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë. Besimi që më dhatë sot, duke më zgjedhur kryetar të Kuvendit, është një nder e përgjegjësi...