Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Muret e Portës” do të restaurohen, projekti që do të rijetëzojë monumentin e kulturës në Porto Romano
Muret e Porto Romanos, një pasuri e trashëgimisë kulturore do t’i nënshtrohen një projekti restaurues. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, njofton arritjen e një marrëveshjeje për Monumentin e Kulturës së Kategorisë së Parë. “Nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqërisë Koncesionare ‘PORTI MBM’ për restaurimin e Pasurisë Kulturore ‘Muret e Portës (Porto Romano)’ në Durrës, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, i cili daton në shek. VI-të erës sonë. Përmes kësaj marrëveshjeje, Shoqëria Koncesionare “PORTI MBM” do të investojë në mbulimin e shpenzimeve për ndërhyrjet restauruese në përputhje me kriteret, duke mundësuar ruajtjen dhe rijetëzimin e këtij monumenti të vyer, i cili do të jetë i aksesueshëm edhe për publikun e do të mirëmbahet dhe menaxhohet...