Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Më shumë para për pensionet, për 2026-ën parashikohet një shtesë prej 11,7 miliardë lekësh
Vendimi i fundit i Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) krijon kushtet për rritje të pensioneve në vitet në vijim. Tavanet e reja buxhetore për periudhën afatmesme 2026–2028 parashikojnë shpenzime deri në 204 miliardë lekë ose 11,7 miliardë lekë më shumë se tavani i programuar i vitit 2025. Nëse shuma do të shpërndahej proporcionalisht për të gjithë përfituesit, çdo pensionist do të merrte mesatarisht rreth 16.220 lekë më shumë në vit, që përkthehet në rreth 1.350 lekë shtesë në muaj. Rritja, për ekonomistin Adrian Civici, krijon kushtet për zbatimin e objektivave të qeverisë në fushën e sigurimeve shoqërore. “Kjo shumë është tavan buxhetor, që nënkupton disponibilitetin financiar dhe monetar që do të ketë instituti i Sigurimeve Shoqërore për shpërndarjen e gjithë strukturës së...