“Princi Harry kërkon të pajtohet me familjen mbretërore”, Daily Mail zbulon: Është penduar për shumë veprime

“Princi Harry kërkon të pajtohet me familjen mbretërore”, Daily Mail zbulon: Është penduar për shumë veprime

Pas një vizite të suksesshme 4-ditore në Britani, Princi Harry ka zhvilluar një takim me Mbretin Charles për herë të parë pas 19 muajsh, duke sinjalizuar një përpjekje për pajtim familjar. Princi Harry, Duka i Sussex, ndodhet aktualisht në Ukrainë si pjesë e angazhimeve të tij me Invictus Games dhe për të mbështetur veteranët e plagosur të luftës. Vizita e tij vjen menjëherë pas një qëndrimi katërditor në Londër dhe Nottingham, ku zhvilloi disa angazhime publike dhe – më e rëndësishmja – një takim të shumëpritur me babain e tij, Mbretin Charles. Sipas një burimi mbretëror për Daily Mail, Princi Harry “është penduar për disa nga veprimet e tij që nga largimi nga familja mbretërore” dhe vizita në Britani kishte për qëllim “rivendosjen e marrëdhënies...