Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I shpallur në kërkim që prej 2022-shit, arrestohet 50-vjeçari me dy identitete
Policia e Durrësit ka arrestuar një person nga Kurbini, i cili rezultonte prej 3 vitesh në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike. Në pranga është vënë shtetasi Nerim Taçi alias Ardit Klosi 50 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Mat.” – thuhet në njoftimin e Policisë së qytetit bregdetar.