Rritja e patentave në industrinë thelbësore, ndikim të dukshëm në zhvillimin e ekonomisë digjitale

Rritja e patentave në industrinë thelbësore, ndikim të dukshëm në zhvillimin e ekonomisë digjitale

Kina ka realizuar një hop të rëndësishëm lidhur me numrin e patentave të shpikjeve të marra në industritë thelbësore të ekonomisë digjitale më 2024. Sipas Administratës Kombëtare të Pronësisë Intelektuale (CNIPA), numri i patentave të autorizuara të shpikjeve në këto industri arriti 500 000 vitin e kaluar, duke regjistruar një rritje vjetore prej 23.1 për qind. CNIPA tha se vendi ka avancuar dukshëm në lidhje me pronësinë e patentave të lidhura me AI-në globalisht, duke zënë 60 për qind të numrit të përgjithshëm botëror. Ajo theksoi gjithashtu rritjen e patentave ndërkombëtare, duke thënë se numri i patentave të shpikjeve të marra jashtë vendit nga industritë thelbësore të ekonomisë digjitale kineze u rrit nga 21 000 në vitin 2016 në 52 000 vitin e kaluar. Ndërkohë,...