Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Frikë nga zhvendosja drejt kufirit me Egjiptin, banorët e kampit Al-Mawasi përballen me kushte të mjerueshme
Banorët e zhvendosur në kampin e mbipopulluar al-Mawasi shprehin frikë se do të detyrohen të lëvizin më në jug, drejt kufirit me Egjiptin, ndërsa jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira. Qindra mijëra njerëz janë ngjeshur në tenda të improvizuara brenda asaj që autoritetet e quajnë “zonë humanitare”, e cila nuk ka akses të rregullt në ujë e kanalizime. “Kjo nuk është jetë. Nuk mund ta bëjmë më këtë,” tha për Al Jazeera Shade al-Wawi, një palestineze e zhvendosur që jeton në al-Mawasi. “Po nuhasim pluhur, dhe bashkë me të, nuhasim pikëllim dhe vdekje”, shtoi më tej. Al-Wawi rrëfeu se shtëpia e familjes së tij ishte shkatërruar për herë të dytë që nga viti 2004. Por më të frikshme se humbja e banesës, sipas tij, është...