Vrau aktivistin Charlie Kirk, identifikohet autori i dyshuar, 22-vjeçari ndodhet në paraburgim

Vrau aktivistin Charlie Kirk, identifikohet autori i dyshuar, 22-vjeçari ndodhet në paraburgim

Autoritetet amerikane kanë identifikuar të dyshuarin për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk si Tyler Robinson, 22 vjeç, banues në shtetin e Utahut. Sipas raportimeve të CBS News, partnerit amerikan të BBC-së, Robinson me sa duket ia ka rrëfyer krimin të atit, i cili më pas ka kontaktuar autoritetet. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se babai i të dyshuarit ka ndihmuar në dorëzimin e tij, pas konsultimit me një zyrtar të Shërbimit të Marshallëve Amerikanë. Robinson ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa hetimet po vijojnë për të sqaruar motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Kush ishte Charlie Kirk? Charlie Kirk, 30 vjeç, ishte një nga figurat më të njohura të lëvizjes konservatore në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte themelues dhe drejtues i organizatës Turning...