Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ka një pauzë në negociatat Rusi-Ukrainë”, zëdhënësi i Kremlinit: Europianët po vonojnë procesin
Rusia dhe Ukraina, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, janë në një “pauzë” në negociatat e drejtpërdrejta midis dy vendeve. “Për momentin, ndoshta është më korrekte të flitet për një pauzë”, u tha Peskov gazetarëve, duke shtuar se, megjithatë, kanalet e komunikimit mbeten të hapura. “Ka kanale komunikimi, ato janë krijuar. Negociatorët tanë kanë mundësinë të komunikojnë përmes këtyre kanaleve, por për momentin, ndoshta do të ishte më e përshtatshme një pauzë”, shtoi ai. Duke iu referuar pritjeve për rezultatet e negociatave, Peskov theksoi se nuk mund të “vendosim syze rozë” dhe të presim që procesi i negociatave për Ukrainën të japë rezultate të menjëhershme. Rusia mbetet e gatshme për një zgjidhje të çështjes së Ukrainës, por Europa, sipas Peskov, po e vonon procesin. “Fakti...