Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Masakra e Urës Vajgurore me 4 të vrarë! Fran Marashi kërkon lirinë: S’kam gisht
Fran Marashi TIRANË-Autori i masakrës së ndodhur në Urën Vajgurore në Berat, ku mbetën të vrarë 4 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë ka kërkuar pafajësi në Gjykatën e Posaçme. Marashi pretendon se nuk ka gisht në masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997. Vendimi për fajësinë ose jo të tij do të merret më 26 shtator, teksa SPAK ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë që e dënoi përjetë. “I bëj thirrje organit hetues të thellohet në hetimin e kësaj ngjarjeje dhe të zbulojë autorët e vërtetë. Nuk kam gisht në këtë ngjarje”,- është shprehur Fran Marashi në sallën e gjyqit. Fran Marashi akuzohet për ngjarjen e datës 17 qershor 1997, ku u vranë katër punonjës policie dhe u plagosën 6...